Turqi, vëzhgohet shiu i meteorëve "Perseid"
- Shiu i meteorëve "Perseid" u incizua nga Anadolu duke përdorur teknikën 'timelapse'.

Shkup
SHKUP (AA) - Në qytetin Samsun të Turqisë është vëzhguar shiu i meteorëve "Perseid", raporton Anadolu.
Vëzhgimi është bërë në fenerin detar Civaburnu që gjendet në deltën Yeşilırmak të rrethit Çarşamba.
Një nga dukuritë më të njohura astronomike të verës ka tërhequr vëmendjen e dashamirëve të zhvillimeve hapësinore.
Shiu i meteorëve "Perseid" u incizua nga Anadolu duke përdorur teknikën 'timelapse'.
Ky fenomen, i cili ndodh çdo vit në muajin gusht, është rezultat i grimcave të lëna pas nga kometa "Swift-Tuttle".
"Perseidët" arrijnë kulmin mes datave 11-13 gusht dhe mund të prodhojnë dhjetëra meteorë në orë, të dukshëm në qiellin e pastër.