Turqia

Turqi, plazhet në bregdetin e Egjeut plot me notues dhe vizitorë

Plazhet në qytetin Mugla dhe destinacionet turistike aty pranë, të cilat janë destinacione të preferuara të turistëve nga shumë vende, janë veçanërisht të mbushura

Ali Rıza Akkır, Ali Ballı, Durmuş Genç  | 22.07.2021 - Përdıtësım : 23.07.2021
Turqi, plazhet në bregdetin e Egjeut plot me notues dhe vizitorë

Muğla

Pas zbutjes së masave epidemiologjike në Turqi, plazhet në këtë vend janë plot me mysafirë dhe notues, raporton Anadolu Agency (AA).

Plazhet në qytetin Mugla dhe destinacionet turistike aty pranë, të cilat janë destinacione të preferuara të turistëve nga shumë vende, janë veçanërisht të mbushura.

Një numër i madh i njerëzve vendosën të kalojnë pushimet e tyre në plazhet e famshme Belcekiz dhe Kumburn.

Nga ana tjetër, entuziastët e adrenalinës, shijuan paraglidingun dhe një pamje unike të bregdetit nga perspektiva e zogut.

Turistë të shumtë gjithashtu kanë ngritur çadra në zonat e pyllëzuara dhe shumica e tyre sot vendosën të notojnë në detin e bukur.

Pas rënies së numrit të rasteve të COVID-19 në të gjithë vendin, Turqia në fillim të korrikut hoqi një numër të madh kufizimesh të vendosura për shkak të virusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın