Sarp Özer,Sinan Uslu
02 Gusht 2017•Përditësim: 03 Gusht 2017
ANKARA (AA) – Këshilli Suprem i Republikës së Turqisë (YAS) ka avancuar gradat ushtarake të gjashtë gjeneral/admiralëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka kryesuar me mbledhjen e sotme të YAS-it.
Ndërkohë, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se në seancën e sotme, janë avancuar 61 kolonelë të ushtrisë, të cilët me gradat e reja kanë marrë titullin e gjeneral/admiralit.
YAS gjithashtu ka vazhduar mandatin edhe për një vit të tetë gjeneralëve, ndërsa 168 kolonelëve u është vazhduar afati për pensionim edhe për dy vite tjera.
Ushtarakët e avancuar të ushtrisë turke, detyrat e reja do t'i marrin më 30 gusht, ndërkohë që janë shqyrtuar edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me kuadrin ushtarak përfshirë pensionimin e ushtarëve të cilët kanë plotësuar kushtet.