Jeyhun Aliyev
04 dhjetor 2020•Përditësim: 04 dhjetor 2020
Në Turqi janë arrestuar 11 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist DEASH, njoftuan burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e policisë antiterror në provincën Samsun kryen operacione të njëkohshme në rrethet İlkadım dhe Atakum për të arrestuar të dyshuarit, të cilët janë me origjinë irakiane, thanë burimet, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.
Një numër i materialeve të ndryshme u sekuestruan gjithashtu në operacion.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist.
Vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it disa herë, me 315 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.