Jeyhun Aliyev
04 dhjetor 2020•Përditësim: 04 dhjetor 2020
Policia turke arrestoi 76 të dyshuar në të gjithë vendin, nën dyshimet për lidhje me Organizatën Terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, thanë burimet e sigurisë të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Departamentit të antiterrorit dhe inteligjencës konstatuan se 66 të dyshuarit shpesh ndryshonin adresat e tyre për të mos u kapur dhe përdornin me qira "shtëpi të sigurta" përmes të afërmve të tyre, të cilët nuk janë në regjistër të lidhjeve me grupin terrorist, thanë burimet, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.
Operacioni për kapjen e të dyshuarve të identifikuar është kryer si pjesë e një hetimi të filluar nga prokurorët në provincën Izmir të Egjeut.
Të dyshuarit, në mesin e të cilëve, anëtarë të dyshuar të lartë dhe "imamë të fshehtë" të grupit terrorist, u arrestuan në operacionet me bazë në Izmir në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Gjatë bastisjeve, policia sekuestroi gjithashtu shuma të pazbuluara parash, dokumente të rreme dhe materiale të ndryshme.
Nga ana tjetër, 10 të dyshuar të tjerë të FETO-s u arrestuan në një operacion me bazë në provincën qendrore Eskişehir, duke përfshirë edhe provincat e Stambollit, Muğla dhe Diyarbakır, kundër infiltrimit të grupit terrorist në ushtri, tha një burim i sigurisë.
Arrestimet erdhën pasi prokurorët në Eskişehir lëshuan urdhra për të dyshuarit, duke përfshirë oficerë ushtarakë me detyrë aktive, shtoi burimi.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016 i cili la 251 martirë dhe rreth 2.200 të plagosur.
FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes depërtimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.
Që nga përpjekja e grushtit të shtetit, dhjetëra mijëra të dyshuar për FETO janë arrestuar, duke përfshirë shumë në forcat e armatosura, në polici, sistemin gjyqësor dhe sektorin e arsimit.