Sertaç Bulur
15 Tetor 2019•Përditësim: 15 Tetor 2019
Ekipet e antiterrorit të Policisë së Ankarasë në Turqi kanë arrestuar dhjetë shtetas të huaj si të dyshuar se kanë kryer aktivitete brenda organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga AA, dhjetë shtetasit e huaj, të trajtuar si "luftëtarë të huaj terroristë", kanë hyrë në Turqi ilegalisht.
Pas procedurave, ata do të dërgohen në Zyrën e Migrimit për t'u deportuar.