Turqia

Turqia neutralizoi dy terroristë të PKK-së në Irakun verior

Operacionet e mbështetur nga ajri u kryen në rajonin Gara nga Forcat e Armatosura Turke me mbështetje nga Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare (MIT), tha ministria turke

Burak Bir  | 15.10.2019 - Përdıtësım : 15.10.2019
Turqia neutralizoi dy terroristë të PKK-së në Irakun verior

Ankara

Forcat ajrore turke kanë neutralizuar dy terroristë të PKK-së në very të Irakut, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes, transemton Anadolu Agency (AA).

Operacionet e mbështetur nga ajri u kryen në rajonin Gara nga Forcat e Armatosura Turke me mbështetje nga Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare (MIT), tha ministria në Twitter.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Më 27 maj, Turqia filloi operacionin “Kthetra” kundër PKK-së në rajonin Hakurk të Irakut verior, e ndjekur nga faza e dyta dhe e tretë të saj në korrik dhe në fund të gushtit.

Sipas ministrisë turke mbi 400 terroristë janë “neutralizuar” në Irakun verior gjatë katër muajve të fundit.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA, dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın