Cankut Taşdan
23 Janar 2022•Përditësim: 24 Janar 2022
Si rezultat i punimeve të kryera për bindje të zhvilluara nga Ministria e Brendshme turke, 4 anëtarë të tjerë të organizatës terroriste PKK/KCK janë dorëzuar tek forcat e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se edhe 4 anëtarë të tjerë të organizatës terroriste PKK/KCK janë dorëzuar tek forcat e sigurisë si rezultat i punimeve të bindjes të zhvilluara nga Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë nën koordinimin e Ministrisë së Brendshme turke.
Anëtarët e organizatës të cilët i janë bashkuar organizatës terroriste gjatë viteve 1992-2016, kanë kryer aktivitete në Siri dhe Irak.
Në këtë mënyrë ka arritur në 9 numri i anëtarëve të organizatës të cilët janë dorëzuar në vend gjatë vitit 2022 nëpërmjet rrugës së bindjes.