Mümin Altaş
05 Shkurt 2019•Përditësim: 05 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, takoi kryeministrin grek Aleksis Tsipras, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi, i cili zgjati 45 minuta, u zhvillua në dyer të mbyllura në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori i Turqisë në Athinë, Burak Özügergin, dhe ambasadori i Greqisë në Ankara, Petros Mavroidis.
Tsipras pritet të takohet edhe me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.