Ekip
05 Shkurt 2019•Përditësim: 05 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan priti kryeministrin grek në Kompleksin Presidencial në Ankara, ndërsa pas takimit dy liderët pritet të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.
Më vonë, Erdoğan do të shtrojë një darkë në nder të Tsipras.