Burak Bir
26 Dhjetor 2019•Përditësim: 26 Dhjetor 2019
Një total prej 5 mijë litra alkool të falsifikuar u sekuestruan në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e komandës së xhandarmërisë provinciale kryen operacione të njëkohshme në disa adresa në rrethet Fatih, Silivri, Gaziosmanpasa dhe Sisli të krahinës, tha një burim sigurie në kushte anonimiteti.
Gjatë operacionit u sekuestruan 5 mijë litra alkool në shishe që mbanin marka të ndryshme, shtoi burimi.
Pesë të dyshuar u arrestuan në operacion.