Jeyhun Aliyev
26 Dhjetor 2019•Përditësim: 27 Dhjetor 2019
Policia turke ka arrestuar tetë të dyshuar që pretendohet se ishin të lidhur me grupin terrorist DEASH në provincën qendrore Konya, transmeton Anadolu Agency (AA)
Zyra e prokurorisë provinciale në hetimin e saj tha se të dyshuarit ishin në korrespodencë me anëtarët e DEASH-it në zonat e konfliktit.
Pas marrjes në pyetje të tyre, urdhrat e arrestit u lëshuan për nëntë të dyshuar. Policia është në kërkim të një të dyshuari i cili mbetet i lirë.
Turqia njohu DEASH-in si një organizatë terroriste në vitin 2013.
Që atëherë, vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it shumë herë, duke shkaktuar vdekjen e 315 personave dhe plagosjen e qindra të tjerë.
Si përgjigje, Turqia ka filluar operacionet ushtarake dhe policore brenda dhe jashtë vendit.