Ferdi Türkten
22 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
ANKARA (AA) - Pjesëtarët e Rojes bregdetare turke kanë shpëtuar 45 refugjatë në det në Bodrum të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në faqen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Roja bregdetare ka marrë informacion në lidhje me gomonen e refugjatëve në tentativën për të kaluar në Greqi.
Gjatë ikjeve për shkak të luftës dhe varfërisë në Siri, Afganistan, Irak dhe vende të tjera në rajon, refugjatët drejt Evropës kalojnë nëpër rrugë shumë të rrezikshme që ata e quajnë "rruga e shpresës", ndërsa një nga rrugët më të frekuentuara të itinerarit të migrantëve është Deti Egje.