Presidenti Erdoğan niset për në Hungari
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u nis për në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, për të marrë pjesë në Samitin Joformal të Organizatës së Shteteve Turke (TDT)

Ankara
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u nis për në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, për të marrë pjesë në Samitin Joformal të Organizatës së Shteteve Turke (TDT), raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan u përcoll në Aeroportin Esenboğa në Ankara nga zv.presidenti Cevdet Yılmaz, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Hakkı Susmaz dhe guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin.
Gjithashtu për në Hungari u nisën edhe bashkëshortja e presidentit Emine Erdoğan, drejtori i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun dhe këshilltari i Përgjithshëm i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Presidencës, Akif Çağatay Kılıç.
Në kuadër të Samitit të Budapestit, i cili do të mbahet me temën "Pika e Takimit të Lindjes dhe Perëndimit", parashikohet që presidenti Erdoğan të marrë pjesë në Takimin e Këshillit të Krerëve të Shteteve (TDT) dhe të zhvillojë bisedime dypalëshe me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse.