Turqia

Kuajt e egër në Malin Yama në Turqi, harmoni ndërmjet lirisë dhe natyrës

Lëvizjet e lira të kuajve mes majave dhe fushave të gjera në Malin Yama në Turqi i japin zonës një atmosferë të gjallë

Shpetim Hiseni  | 21.05.2025 - Përdıtësım : 21.05.2025
Kuajt e egër në Malin Yama në Turqi, harmoni ndërmjet lirisë dhe natyrës Foto: Bayram Ayhan/AA

Shkup

Mali Yama në Turqi, që shtrihet kryesisht brenda kufijve të provincës së Sivasit dhe përfshin veriun e Malatyas, është bërë një atraksion rëndësishëm me ndërthurjen e qetësisë së natyrës dhe lëvizjes së lirë të kafshëve, raporton Anadolu.

Ky masiv malor mbresëlënës, i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe pozicionin strategjik, ofron një përvojë të paharrueshme për adhuruesit e natyrës dhe aventurës.

Vizitorët eksplorojnë këtë zonë dhe magjepsen nga pamjet e mrekullueshme që ofron maja e malit, duke përfshirë një panoramë mahnitëse të komunës Darende dhe luginave përreth. Veçanërisht tërheqëse janë kuajt e egër, që vrapojnë lirshëm nëpër rrafshnaltat e Malit Yama.

Lëvizjet e tyre të lira mes majave dhe fushave të gjera i japin zonës një atmosferë të gjallë.

Mali Yama është gjithashtu një destinacion i njohur për aktivitete si ecjet në natyrë, kampimi dhe paraglajdimi, duke tërhequr turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë qetësi, sfida dhe bukuri natyrore.

Me një pamje që ndërthur lirinë e kafshëve të egra dhe qetësinë e natyrës, kjo zonë paraqet një pasuri të rrallë ekologjike dhe kulturore për rajonin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın