Sercan Küçükşahin
14 Shkurt 2017•Përditësim: 15 Shkurt 2017
KAYSERI (AA) – Në rajonin e malit Erciyes në Kayser të Turqisë sot lirshëm vrapojnë kuaj të egër të cilët janë atraksion për fotografët e mbarë botës, shkruan Anadolu Agency (AA).
Më parë banorët e Anadollit gjatë verës i kanë shfrytëzuar për bujqësi dhe punë tjera, ndërsa gjatë dimrit, nga mungesa e ushqimit, i kanë lëshuar në natyrë.

Sot ato paraqesin atraksion për këtë zonë. Turistët dhe fotografët vijnë që përmes objektivit të tyre të regjistrojnë këtë pamje të pazakontë në Erciyes.
Në mesin e tyre është edhe fotografi Nuri Corbacioglu i cili u shpreh se kuajt e egër janë pjesë e rëndësishme e kulturës anadolliane.
“Në periudhën e hershme fshatarët këto kuaj i kanë lëshuar në natyrë. Në verë ata sërish i kanë kapur dhe përdorur për punë. Megjithatë, kohën e fundit nuk ka punë rurale, kuajt mbesin në natyrë. Ka edhe nga ata që i ushqejnë një kohë dhe më pas i shesin”, thotë Corbacioglu.

Sipas tij, në mbarë rajonin ka rreth 300 kuaj të egër. Kohën e fundit një numër i madh është shitur në Kapadokya ku shfrytëzohen për turizëm.
Corbacioglu tashmë pesë vite fotografon kuaj të egër në këtë zonë. “Gjatë tre viteve të fundit këtu jemi nikoqir të shumë fotografëve nga Turqia, por edhe nga bota. Këtu kanë rastin që të fotografojnë gjatë verës në pluhur, gjatë dimrit në borë, ndërsa në pranverë në ujë. Një gjë të tillë nuk ka askund tjetër në botë”, sqaroi Corbacioglu.
Ai theksoi se kuajt paraqesin pjesë të rëndësishme për promovimin e kësaj zone. “Ne ndodhemi mes Kapadokye dhe malit Erciyes. Për këtë shkak kjo zonë është e rëndësishme”, tha Corbacioglu.
Nga Stambolli në Kayser erdhi edhe fotyografi Cenk Gencdis. Siç u shpreh ai, atmosfera e kësaj zone anadolliane nuk mund të përjetohet askund tjetër në Turqi.