Turqia

Policia turke sekuestron 20 ton alkool etilik

Në operacion, autoritetet arrestuan dy të dyshuar në një magazinë për përfshirje në prodhimin e pijeve që do të konsumoheshin në festimet e Vitit të Ri

Fahri Aksüt   | 05.12.2019
Policia turke sekuestron 20 ton alkool etilik Burimi: Drejtoria Policore e Ankarasë

Ankara

Policia turke ka sekuestruar 24 ton alkool etilik në një operacion kundër pijeve të kontrabanduara në kryeqytetin e vendit Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në operacion, autoritetet arrestuan dy të dyshuar në një magazinë për përfshirje në prodhimin e pijeve që do të konsumoheshin në festimet e Vitit të Ri.

Për shkak të rritjes së konsumit të alkoolit, policia turke rrit operacionet dhe inspektimet në prag të Vitit të Ri.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, forcat e policisë dhe xhandarmërisë sekuestruan afër 700 mijë shishe dhe 1.5 milion litra (gati 400 mijë gallon) pije alkoolike.

Pijet e kontrabanduara shpesh shkaktojnë vdekje dhe sëmundje serioze të përhershme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın