Turqia

Kryesia e re BE-së nesër zhvillon vizitën e parë në Turqi

Delegacioni i Komisionit Evropian gjatë qëndrimit në Ankara do të këmbejnë mendime me zyrtarët turq për marrëdhëniet Turqi-BE dhe për bashkëpunimin në fushën e migrimit

Tuğrul Çam  | 05.12.2019 - Përdıtësım : 05.12.2019
Kryesia e re BE-së nesër zhvillon vizitën e parë në Turqi

Ankara

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, dhe Komisionerja për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, të cilët filluan detyrën më 1 dhjetor, vizitën e parë zyrtare do ta realizojnë nesër në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Schinas dhe Johansson do të realizojnë një vizitë pune në Turqi.

Delegacioni i Komisionit Evropian gjatë qëndrimit në Ankara do të këmbejnë mendime me zyrtarët turq për marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe për bashkëpunimin në fushën e migrimit.

"Fakti që Schinas dhe Johansson me detyra të reja realizojnë vizitën e tyre të parë zyrtare në vendin tonë kandidat për në BE, konfirmon rëndësinë që BE i kushton marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit me vendin tonë, veçanërisht në lidhje me migrimin dhe sigurinë", thuhet në njoftimin e ministrisë turke.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.