Halil İbrahim Başer,Aziz Aslan
25 tetor 2015•Përditësim: 26 tetor 2015
DİYARBAKIR (AA) - HALİL İBRAHİM BAŞER / AZİZ ASLAN - Nga aktet e ndërmarra nga anëtarët e organizatës terroriste PKK në rajonin Sur në qytetin Diyarbakir, ku gjenden edhe muret e vjetra të qytetit dhe Kopshtet Hevsel të cilat janë të regjistruara në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, janë dëmtuar edhe këto vepra historike, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanë nisur punimet për të përcaktuar dëmet e shkaktuara nga anëtarët e organizatës terroriste në 5 xhami dhe 2 kisha, ku më parë u shpenzuan afërsisht 5 milionë lira turke (afërsisht 1 milionë e 700 mijë dollarë) për restaurimin e tyre.
Pas operacioneve të ndërmarra nga forcat e sigurisë për kapjen e anëtarëve të organizatës terroriste PKK në këtë rajon, pas mbylljes së hendeqeve dhe heqjen e barrikadave, dëmet e shkaktuara nga terroristët kundjet këtyre veprave u zbuluan pasi Drejtoria Rajonale e Shoqatave (Vakëfeve) nisi disa punime në lidhje me këtë.
- Dëmet janë më të mëdha nga se parashikohet-
Në punimet e kryera nga Drejtoria Rajonale e Shoqatave është përcaktuar se në disa vende dëmtimet janë shkaktuar me përmasa më të mëdha nga sa është parashikuar. Punimet e vogla të restaurimit në xhamitë historike Kurşunlu, Hazreti Süleyman, Arap Şeyh dhe xhaminë Hasırlı, Dört Ayaklı Minare, në kishën Katolike Armene dhe në Kishën Protestante Armene janë kryer menjëherë. Ndërsa për dëmet më të mëdha do të nisin punime të tjera të restaurimit, ku dhe projektet do të përshpejtohen për të kryer sa më parë punimet në Xhaminë Kurşunlu e cila ka dëme të mëdha.
Në xhaminë Kurşunlu e cila është vepra e parë e Osmanëve në qytet dhe e cila nga terroristët është përdorur si bazë ka një dëm ku një pjesë e madhe murit rrethues në pjesën veriore është shembur, gjithashtu nga plumbat janë dëmtuar edhe hekurat që ndodhen nëpër dritare. Në këtë xhami ka edhe dëme të shumta në vendet të ndryshme si në hyrjen e saj, në pjesën e brendshme të saj në dhomën e imamit, etj, të cilat janë shkatërruar nga terroristët të cilët edhe kamerat e sigurisë i kanë hequr nga vendi.
Gjithashtu edhe Kisha Katolike Armene është dëmtuar nga sulmet e terroristëve. Terroristët kanë thyer derën e jashtme të saj dhe duke hyrë brenda kanë shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e brendshme të saj, si dhe tek muret dhe xhamat e saj.