Ayşe Hümeyra Atılgan
31 Maj 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
IZMIR (AA) – Shefi i ushtrisë turke Hulusi Akar është zotuar se do të vazhdojë operacionet antiterroriste anembanë vendit deri në asgjësimin e plotë të terrorizmit dhe deri në atë moment kur do të sigurohet një paqe e plotë për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike apo sektare, raporton Anadolu Agencuy (AA).
Në komentet e tij të cilat u bënë gjatë stërvitjes ushtarake një-mujore Efes-2016 në Izmir, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Akar tha se forcat e armatosura do të vazhdojnë të kryejnë detyrën kryesore që kanë, "lufta e përkushtuar kundër terrorizmit duke ndjekur udhëzimet politike".
Ai tha se ushtria turke është një forcë e respektuar duke shtuar se qëllimi kryesor i saj është të kontribuojë në sigurinë, stabilitetin, paqen dhe qetësinë e vendit, rajonit dhe të botës.
Zyrtarë të lartë turq, përfshirë presidenti Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Binali Yildirim dhe ministri i Mbrojtjes Fikri Isik ishin në mesin e të pranishëm në stërvitje, të cilët u shoqëruan nga shefat e njësive ushtarake nga SHBA, Japonia, Azerbajxhani, Arabia Saudite, Katari, Pakistani, Ukraina dhe Polonia.