Diyar Güldoğan
01 Qershor 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
ANKARA (AA) –Gjithsej 14 terroristë të DAESH-it u vranë të martën në veri të Sirisë gjatë operacioneve nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, nga operacionet ajrore në Halep u shkatërruan një tank, dy automjete me mortaja, dhe tre makina të blinduara.
Që nga mesi i janarit, raketa të shkrepura nga DAESH-i kanë pasur në shënjestër qytete dhe fshatra në jug të Turqisë, afër kufirit me Sirinë.
Një total prej 21 njerëzve, përfshirë sirianë që kishin gjetur strehim në Turqi janë vrarë gjatë këtyre sulmeve, ndërsa mbi 70 të tjerë janë plagosur.