Cankut Taşdan
05 Shkurt 2017•Përditësim: 05 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Gjatë operacionit të kryer nga ekipet e Departamentit të anti-terrorizmit dhe të inteligjencës në Drejtorinë e Policisë së Ankarasë kundër organizatës terroriste DEASH, janë ndaluar 60 persona të dyshuar, shumica e të cilëve me origjinë të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë, mësohet se në orët e para të mëngjesit është kryer një operacion i njëkohshëm në disa adresa në rajonet Sincan, Çubuk, Yenimahalle dhe Mamak të Ankarasë. Në kuadër të operacionit janë ndaluar 60 persona, shumica e të cilëve me origjinë të huaj.
Të dyshuarit pas kontrollit shëndetësor janë dërguar në polici për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.