Turqia

"Në muajin mars planifikojmë samit mes Turqisë dhe BE-së"

"Jemi duke punuar mbi një samit që do të sjellë bashkë presidentin Erdoğan dhe zyrtarët e BE-së në Bukuresht. Natyrisht, nëse çdo gjë është në rregull"

Yusuf Hatip, Ata Ufuk Şeker  | 21.01.2019 - Përdıtësım : 22.01.2019
"Në muajin mars planifikojmë samit mes Turqisë dhe BE-së" Foto: AA/Arhiv

Bruksel

BRUKSEL (AA) - YUSUF HATİP / ATA UFUK ŞEKER

Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë njëherësh edhe kryesuesi i radhës i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Teodor Meleşcanu, tha se janë duke punuar për një samit mes Turqisë dhe BE-së në Bukuresht për në fillim të muajit mars, me pjesëmarrjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe zyrtarëve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Meleşcanu bëri vlerësime për AA në Bruksel në lidhje me rrjedhën e marrëdhënieve Turqi-BE.

Ai theksoi se "fuqishëm" mbështesin vazhdimin e negociatave të Turqisë.

"Jemi duke punuar mbi një samit që do të sjellë bashkë presidentin Erdoğan dhe zyrtarët e BE-së në Bukuresht. Natyrisht, isnhallah nëse çdo gjë është në rregull. Ende nuk kemi një datë të qartë të përcaktuar, por është e mundshme që të mbahet në fillim të muajit mars", u shpreh ai. 

Mbledhja e Këshillit të partneritetit Turqi-BE

"(Si kreu i Këshillit të BE-së) Një ndër sugjerimet tona do të jetë që përsëri të mbahet mbledhja e Këshillit të partneritetit mes Turqisë dhe BE-së. Synimi ynë është përshpejtimi i bisedimeve të çështjeve të ndryshme. Mes tyre është edhe përditësimi i Unionit Doganor", tha kryediplomati rumun.

Këshilli i partneritetit, i cili është organi më i lartë i vendimit mes BE dhe Turqisë, nuk ka zhvilluar mbledhje në tre e gjysmë vitet e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın