Turqia

Kërkohen dënime të përjetshme për anëtarët e FETO-s për përpjekjen për puç

Katër të ashtuquajturit imamë civilë dhe 16 ushtarët akuzohen për shkelje të kushtetutës, përpjekje për të vrarë presidentin dhe për vrasje me paramendim të 77 personave

Sena Güler  | 21.01.2019 - Përdıtësım : 22.01.2019
Kërkohen dënime të përjetshme për anëtarët e FETO-s për përpjekjen për puç

Ankara

ANKARA (AA) - Një prokurur turk ka kërkuar dënime të rënda të përjetshme për 16 ushtarë dhe katër civilë, anëtarë të organizatës terroriste FETO, grupit që qëndron pas përpjekjes vdekjeprurëse për grusht shtet të muajit korrik 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një seancë dëgjimore në bazën ajrore Akinci, Adnan Gümüş, një prokuror publik në kryeqytetin Ankara, ka rekomanduar 79 dënime të rënda të përjetshme për ushtarët dhe të ashtuquajturit imamë civilë të grupit terrorist.

Në Akinci, një bazë ajrore në veri të Ankarasë e quajtur Murted pas grusht shtetit të dështuar, komplotët e grusht shtetit krijuan një qendër komandimi për të koordinuar sulmet, duke përfshirë avionët luftarakë që sulmuan parlamentin dhe pallatin presidencial.

Të ashtuquajturit imamë civilë, Kemal Batmaz, Hakan Çiçek, Nurettin Oruç dhe Harun Biniş, si dhe ushtarët akuzohen për shkelje të kushtetutës, përpjekje për të vrarë presidentin dhe për vrasje me paramendim të 77 personave.

Më 15 korrik të vitit 2016, një përpjekje e FETO-s për grusht shtet në Turqi la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur.

Turqia akuzon FETO-n, e udhëhequr nga Fetullah Gulen me bazë në SHBA, për një fushatë të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın