Muhammed Boztepe
13 Tetor 2018•Përditësim: 14 Tetor 2018
ANKARA (AA) - Të paktën 6 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK u neutralizuan në një sulm ajror të ushtrisë turke në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjishëm i Ushtrisë Turke përmes një kumtese ka njoftuar se sulmi është kryer të premten në rajonin Zapa në veri të Irakut. Më tej thuhet se terroristët ishin duke përgatitur sulme.
PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tre-dekadashe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 persona.