Fahri Aksüt
20 korrik 2020•Përditësim: 22 korrik 2020
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se 2 ushtarë turq janë martirizuar në një sulm terrorist në juglindje të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një kumtesë, nga ministria thonë se terroristët sulmuan zonën e një baze ushtarake në provincën Hakkari.
Në kumtesë thuhet se dy ushtarë të plagosur rëndë gjatë sulmit u dërguan në spital dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, ata iu nënshtruan plagëve.
Pas sulmit, forcat e sigurisë në rajon filluan një operacion në objektivat terroriste me helikopterë luftarakë dhe mjete ajrore të armatosura pa pilot.
Në kumtesë gjithashtu shprehen ngushëllime për familjet e ushtarëve dhe kombit turk.
Edhe pse deklarata nuk specifikonte se cili grup terrorist qëndronte pas sulmit, është e ditur se PKK është aktivite në rajon.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.