İsmail Kaya
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
ADIYAMAN (AA) - Mali Nemrut i cili është një nga vendet ku mund të shihet më mirë se në të gjithë botën lindja dhe perëndimi i diellit, është mbuluar me shtresën e bardhë të dëborës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sezoni i turizmit është mbyllur në malin Nemrut për shkak të reshjeve të dëborës, ndërkohë statujat në tarracën lindore dhe atë perëndimore filluan të mbulohet me petkun e dëborës. Trashësia e dëborës në disa vende ka shkuar në një metër dhe kjo ka bërë që të vërë në "gjumin e zogjve" statujat mijëra vjeçare.
Mali Nemrut konsiderohet si muzeu i hapur më i lartë në botë. Ai është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Ndërkohë ata të cilët dëshirojnë të shikojnë malin e Nemrutit të mbuluar me borë rrezikojnë duke ecur 6 kilometra në këmbë, nën shoqërimin e punonjësve dhe në ditë me klimë të mirë.
Për të harruar lodhjen dhe mundimin e rrugës së vështirë, vizitorët realizojnë foto përpara statujave të mbuluara me borë.
Rruga që të çon nga Adıyaman-i drejt malit Nemrut është rikonstruktuar dhe është shkurtuar 32 kilometra. Ajo është bërë më e rehatshme dhe më e aksesueshme në mënyrë që vizitorët të udhëtojnë më lehtë drejt këtij mali.
Malin Nemrut çdo vit e vizitojnë rreth 40 mijë turistë vendas dhe të huaj.