Hatice Şenses Kurukız,İsmail Özdemir
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka vizituar të plagosurit nga sulmi terrorist në Stamboll dhe personat e plagosur të cilët vazhdojnë mjekimin e tyre në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë në Univesitetin e fondacionit Bezmialem, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan, pas vizitës në spitalin arsimor dhe kërkimor Haseki në rajonin Beşiktaş të Stambollit iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Erdoğan, në një deklaratë pas vizitës së kryer në spitalin ku qëndrojnë të plagosurit nga sulmi terrorist në Stamboll është shprehur se "Përsa i përket ngjarjes bëhet fjalë se kemi 38 dëshmorë dhe 155 të plagosur. Ajo që është më e rëndësishme që duhet të përqendrohemi është se populli im nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël se ne do të vazhdojë deri në fund luftën kundër terrorizmit".
"Kur jemi nisur në këtë udhë kemi veshur qefinin"
Në fjalën e tij Presidenti Erdoğan është shprehur më tej: "Nëse synojnë që të na frikësojnë me këto, ne nuk kemi rënë aq poshtë sa të frikësohemi dhe t'iu lëmë këtyre të poshtërve lirshmëri. Kur jemi nisur në këtë udhë ne kemi veshur qefinin dhe jemi nisur. Ne jemi anëtarë të një besimi, mendimi i cili pozitën e rënies dëshmorë e pranon si nderin më të lartë. Për këtë arsye nuk bëhet fjalë që nga kjo të ketë ndonjë tërheqje. Ky atdhe në kuptimin e vërtetë të fjalës është i atyre që e mbrojnë. Ndërsa këto të tjerët nuk i përkasin as edhe një pjese të tij sepse këto nuk kanë asnjë lloj dashurie për atdheun."
"Do të paguajnë një çmim shumë më të rëndë"
Pasi ka vënë në dukje se policët ishin me detyrën në ndeshjen Bursaspor-Beşiktaş, Erdoğan tha se "Policët po zbatonin një detyrë kombëtare. Ata u sulmuan në mënyrë të pabesë dhe në mënyrën më të ulët në dy pika me autobombë. Jemi ballë për ballë me një tablo të trishtueshme. Uroj që mëshira e Allahut qoftë mbi të gjithë dëshmorët dhe veteranët tanë. Allahu i shëroftë sa më shpejt të plagosurit dhe durim për familjarët. Shpreh gjithashtu ngushëllimet për popullin tim. Por duhet të dinë se kjo nuk do të mbesë dhe ne nuk do e lëmë me kaq. Do të paguajnë një çmim shumë më të rëndë. Kjo duhet të dihet si e tillë."
Gjatë daljes pas vizitës në spital Erdoğan është pritur me entuziazëm nga qytetarët të cilët kanë brohoritur me slloganet "Qëndro drejt ky popull është me ty" dhe "Kërkojmë dënimin me vedekje".
Presidenti Erdoğan gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe prefekti i Stambollit, Vasip Şahin.