Sultan Çoğalan
26 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
ŞANLIURFA (AA) - Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, u shpreh se "rritja e arsimimit në gjuhën turke është e rëndësishme në çështjen për integrimin e sirianëve me popullsinë lokale dhe veçanërisht në fushën e arsimit", raporton Anadolu Agency (AA).
Hahn i cili ndodhet në qytetin Şanlıurfa të Turqisë fillimisht ka realizuar një takim me prefektin, İzzettin Küçük, ku i pranishëm në takim ishte edhe Nihat Çiftçi, kryetari i Bashkisë së qytetit Şanlıurfa.
Ndërsa më pas Komisioneri Hahn dhe delegacioni që e shoqëron kanë vizituar qytetin në rajonin Harran ku qëndrojnë 13 mijë e 930 refugjatë sirianë. Ai ka ndjekur një shfaqje të fëmijëve sirianë, ka vizituar marketin dhe kopshtin që ndodhen në kapm si dhe ka marrë informacione nga zyrtarët vendas.
Duke shprehur falënderimet ndaj Turqisë për ndihmën e ofruar për Sirianë, Hahn, ka vënë në dukje se do të bashkëpunojnë që sirianët të kenë mundësi sa më të mëdha. Ai ka shpjeguar se si BE-ja do të vazhdojnë të mbështesë angazhimet e Turqisë kundrejt refugjatëve sirianë kryesisht në çështjen e financimeve.