Furkan Naci Top
09 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
ATHINË (AA) – Vendimi për dy nga tetë puçistët e arratisur në Greqi që dolën para gjykatës gjatë ditës së djeshme është refuzuar nga kryeprokurori i Gjykatës së Apelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeprokurori grek ka parashtruar ankesën në Gjykatën Supreme të Greqisë (Areios Pagos) kundër vendimit, duke nxjerrë si justifikim të mirën publike dhe atë të shtetit. Vendimi për dy ushtarët puçistë në fjalë do të jepet nga ana e Gjykatës Supreme të Greqisë.
Me transferimin në Gjykatën e Apelit të të gjitha vendimeve në lidhje me ekstradimin e kërkuar nga Turqia të puçistëve, dekreti për tetë ushtarët do të jepet nga Gjykata Supreme në afat prej së paku tetë ditësh.
Pas tre seancave të ndryshme në Gjykatën e Apelit në Athinë brenda kësaj jave, kërkesa e Turqisë u pranua për tre ushtarë, ndërsa për pesë të tjerët u refuzua.
Tre ushtarët për të cilët u vendos ekstradimi i tyre në Turqi, parashtruan ankesë në Gjykatën e Apelit.
Pas tentativës për puç, puçistët ishin arratisur në qytetin Aleksandroupoli në Greqi me helikopter të tipit 'Sikorksy' dhe kishin aplikuar për azi.
Shtatë ushtarëve u ishin refuzuar kërkesat për azil nga autoritetet greke të azilit, ndërsa për ushtarin e ngelur ende nuk është shapllur vendimi.
Ndërkaq, ende nuk ka rezultate nga ankesa e ushtarëve që vendimin e transferuan në komisionin e shkallës së dytë pranë Zyrës së Azilit.