Turqia

Forcat turke operacion ajror në veri të Irakut

Gjatë operacionit, forcat turke kanë neutralizuar 2 terroristë, duke shkatërruar po ashtu pozicione armësh, bunkerë dhe strehimore të organizatës terroriste PKK

Muhammed Nuri Erdoğan   | 18.09.2019
Forcat turke operacion ajror në veri të Irakut

Ankara

Ushtria turke ka neutralizuar dy terroristë të PKK-së në rajonin Zap në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët janë neutralizuar përmes një operacioni ajror i cili është kryer në kuadër të ofensivës së vazhdueshme antiterroriste Kthetra-3.

Gjatë operacionit, forcat turke kanë shkatërruar po ashtu pozicione armësh, bunkerë dhe strehimore të organizatës terroriste PKK.

Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin e madh antiterrorist "Kthetra" kundër organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, ndërsa më 13 korrik u lançua operacioni "Kthetra 2" dhe më 24 gusht "Kthetra 3", si vazhdimësi e operacionit të parë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın