Dilara Hamit
15 Korrik 2020•Përditësim: 15 Korrik 2020
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se forcat turke të sigurisë neutralizuan tre terroristë të tjerë të PKK-së si pjesë e operacionit në vazhdim Kthetra-Tiger në Irakun verior, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri turke në twitter njoftoi se terroristët u shënjestruan në rajonin Haftanin në një operacion të mbështetur nga ajri dhe se operacioni antiterrorist vazhdon me sukses.
Operacionet e Turqisë Kthetra-Tigër dhe Kthetra-Shqiponja filluan muajin e kaluar për të garantuar sigurinë e popullit turk dhe kufijtë duke neutralizuar kërcënimin e PKK-së dhe grupeve të tjera terroriste, të cilët shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.