Ömer Olcay
10 Maj 2024•Përditësim: 11 Maj 2024
Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes ka njoftuar se 17 terroristë u neutralizuan në veri të Irakut dhe Sirisë, transmeton Anadolu.
Ministria turke në një njoftim tha se lufta kundër terrorizmit vazhdon në mënyrë efektive dhe të vendosur.
"Forcat e Armatosura Turke neutralizuan 10 terroristë të PKK-së që u identifikuan në zonat e operacionit ‘Kthetra-Kyçi‘ dhe në rajonet Hakurk, Gara në veri të Irakut, si dhe neutralizuan 7 terroristë të PKK/YPG-së që u identifikuan në rajonet e operacioneve ‘Dega e Ullirit‘ dhe ‘Burimi i Paqes‘ ", theksoi ndër të tjera ministriaj.