Turqia

Erdoğan takohet me kryeministrin e Libisë, Sarraj

Erdoğan dhe Sarraj, pas takimit pritet të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media

Zafer Fatih Beyaz  | 04.06.2020 - Përdıtësım : 04.06.2020
Erdoğan takohet me kryeministrin e Libisë, Sarraj

Ankara

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan takoi kryeministrin e Libisë, Fayez al-Sarraj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi që po zhvillohet në Kompleksin Presidencial në Ankara, është i mbyllur për praninë e mediave.

Sarraj-in, në hyrje të Kompleksit Presidencial e priti, zv/presidenti turk, Fuat Oktay.

Erdoğan dhe Sarraj, pas takimit pritet të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.