İlkay Güder,Sinan Uslu
24 Nëntor 2017•Përditësim: 24 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump sot zhvilluan një bisedë telefonike, ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, Samitin në Soçi, krizën në Siri dhe problemet rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës turke, dy presidentët Erdoğan dhe Trump zhvilluan një bisedë telefonike.
Gjatë bisedës Erdoğan dhe Trump kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, Samitin në Soçi, krizën në Siri dhe problemet rajonale.
Gjatë orëve në vijim do të ketë deklaratë me shkrim lidhur me bisedën në fjalë.