Hakan Çopur
30 qershor 2017•Përditësim: 30 qershor 2017
WASHINGTON (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe ai i SHBA-ve, Donald Trump, sot do të zhvillojnë një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se biseda mes Erdoğan dhe Trump do të zhvillohet në orën 16:30, me orën lokale të Turqisë.
Së fundi, presidenti turk Erdoğan më 16 maj kishte vizituar Uashingtonin dhe kishte zhvilluar takim dypalësh me Trumpin.