Zehra Ulucak
11 Tetor 2017•Përditësim: 12 Tetor 2017
ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve diplomatike, Çavuşoğlu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga SHBA-ja, Tillerson.
Dy shefat e diplomacive diskutuan për çështjen e pezullimit të vizave mes Turqisë dhe SHBA-ve në mënyrë reciproke.