Mehmet Yavaş,Hanife Erdinç
09 Janar 2016•Përditësim: 10 Janar 2016
ÇANAKALE (AA) - Në rajonin Ayvacık të qytetit Çanakale të Turqisë janë ndaluar 108 shtetas të huaj të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht drejt ishullit grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e komandës së xhandarmërisë së rajonit pasi kanë marrë informacione ndërmorën operacionin në bregdetin e fshatit Koruoba ku ndaluan 108 sirianë duke përfshirë mes tyre gra dhe fëmijë. Gjithashtu janë konfiskuar gomonet dhe një numër i madh i jelekëve të shpëtimit.
Shtetasit e huaj pas procedurave u dërguan në Qendrën e Rikthimit të të Huajve në rajonin Ayvacık.