Hülya Çorakçı Ertan
07 Gusht 2016•Përditësim: 07 Gusht 2016
STAMBOLL (AA) - Kryetari i MHP-së Devlet Bahçeli gjatë fjalës së tij në "Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve" në Stamboll u shpreh: "Jam i lumtur sepse po e shikoj me krenari ngritjen e Turqisë sonë. Jam i lumtur sepse populli është këtu, vullneti është këtu, besimi është këtu.
Dora që nuk thyhet, koka që nuk ulet, fuqia e pa mposhtur e popullit është këtu, në këtë shesh. Kundër lojëra të luajtura mbi ne, kundër ngatërresave të kryera ndaj nesh ju qëndruat me trimëri. E ngritët lart e më lart flamurin tonë të kuq, ju gjithashtu i dolët në mbrojtje të dëshmorëve tanë, mbrojtët vëllazërinë dhe i treguat vendin terroristëve."
"Tentativa për grusht shteti më 15 korrik, është kryengritja përsëri e atyre që u mposhtën në Kosovë para 627 viteve, kryengritja e atyre që u mundën në Nikopol para 620 viteve, në Varna para 572 viteve, në Stamboll para 563 viteve, e atyre që mendonim se para 490 viteve ishin mbytur në gjakun e derdhur në Mohaç.
Ata që më 15 korrik bombarduan institucionet policore dhe të shërbimit informative dhe vranë qytetarët tanë të pafajshëm, janë po ato udhëtarë të errësirës që para 101 viteve në Çanakala erdhën deri në brigjet tona dhe hapën zjarr mbi ne", u shpreh kreu i MHP-së.
Kryetari i MHP-së, Bahçeli u shpreh më tej: “Ta dini se 15 korriku ishte një tentativë e re për pushtim, një lëvizje për vrasje dhe shkatërrim. Planet për shkatërrim të Sevrit, kornizat e të cilit u hartuan në Mondros, më 15 korrik sërish u nxorrën në dritë. Shprehja ‘Uji fle, armiku nuk fle’ edhe njëherë gjeti kuptim. Tiranët, tradhtarët dhe mashat e imperializmit kësaj radhe hynë në rrobat e ushtrisë turke, dhe armët e popullit i drejtuan drejt popullit, ndërsa duke i përdorur të hollat e popullit, u munduan ta godasin atë me një puç vdekjeprurës.
Terroristi që duket si dijetar dhe hoxhë, me mallkimet e tij, diskursin e urrejtjes dhe me mllefin e tij i dha organizatës vrasëse urdhrin për goditjen e Turqisë nga Pensilvanya, ku edhe strehohet. Ky ligjërues që ia ka shitur shpirtin djallit, ky vojvodë që duket si musliman, kulminoi me tradhtinë dhe armiqësinë ndaj turqve dhe Turqisë dhe theu rekord me përçarje dhe hipokrizi. Bartësi i aktiviteteve të kryqëzatave, e shënjestroi zemrën e Turqisë.”