Andaç Hongur
07 Gusht 2016•Përditësim: 07 Gusht 2016
STAMBOLL (AA) - Ka filluar "Mitingu i Demokracisë dhe Dëshmoreve" në sheshin e mitingjeve, Yenikapı në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i cili do të jetë pjesë dhe do të mbajë edhe një fjalim në këtë miting, ku marrin pjesë miliona njerëz nga e gjithë Turqia, ka mbërritur në sheshin Yenikapı.
Erdoğan i ardhur në sheshin e mitingjeve me helikopter, shoqërohej nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan.
Presidenti ka përshëndetur me dorë të pranishmit gjatë hyrjes në këtë shesh.