Handan Kazancı
03 Dhjetor 2019•Përditësim: 04 Dhjetor 2019
Së paku 1.159 të dyshuar janë arrestuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, si pjesë e operacioneve antidrogë në nëntor, bëri të ditur policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë këtij muaji, policia po ashtu ka sekuestruar 118.850 pilula narkotike, 51 kilogramë skunk dhe 12 kilogramë hashash.
Rreth 171 prej të arrestuarve janë dërguar në paraburgim, shtoi policia.
Ndërkaq, në një operacion të sotëm në krahinën qendrore të Turqisë Konya, janë arrestuar dy të dyshuar.
Policia sekuestroi gjithashtu 5.488 pilula narkotike nga një apartament.