Dejan Maksimoviç
02 Mars 2018•Përditësim: 03 Mars 2018
MADRID (AA) - Trajneri i kampionit aktual evropian Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk mashtrohet me faktin se Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve do të luaj pa njërin nga lojtarët më të mirë, Neymar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përkundrazi, Zidane paralajmëron se klubi nga Parisi edhe pa brazilianin e lënduar është jashtëzakonisht një skuadër e rrezikshme. Më 6 mars, Real në Parkun e Princave do të mbrojë epërsinë ndaj PSG-së nga ndeshja e parë prej 3:1.
"PSG është jashtëzakonisht skuadër e fortë dhe jam i bindur se lojtarët që zëvendësojnë Neymarin do të jenë shumë të mirë, kështu që mendoj se nuk do ta kemi lehtë. Na vjen keq për të, por aktualisht ne jemi fokusuar për ndeshjen e së shtunës kundër Getafes", tha Zidane për mediat spanjolle.
Neymar u lëndua të dielën në ndeshjen e kampionatit francez kundër Olympique Marseille, kështu që do të humbasë përfundimin e sezonit me Paris Saint-Germain, ndërsa tani është në pikëpyetje nëse do të jetë gati për Kupën e Botës.
Brazilianin të shtunën në Belo Horizonte e pret një ndërhyrje kirurgjikale në frakturë në kockën metatarsale në shputë, pas së cilës do të dihet se sa saktësisht do të pauzojë. Parashikimet e ekipit të mjekëve të përfaqësuesit brazilian thonë se kjo do të zgjatë nga dy e gjysmë deri në tre muaj.