US Open, Djokovic dhe Karolina Pliskova në çerekfinale
Djokovic në cerekfinale do të përballet kundër bartësit të gjashtë Matteo Berrettini

Ankara
Tenisti numër një në botë, Novak Djokovic, dhe tenistja numër katër në kategorinë e grave, Karolina Pliskova, janë kualifikuar në çerekfinale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në turneun e fundit Grand Slam të sezonit, që organizohet në New York, përfunduan ndeshjet e ditës së tetë.
Tenisti serb Djokovic, i cili ka fituar tri herë turneun në kategorinë e meshkujve, mundi tensitin Jenson Brooksby 3-1 në sete, 1-6, 6-3, 6-2 dhe 6-2.
Djokovic në cerekfinale do të përballet kundër bartësit të gjashtë Matteo Berrettini, i cili eliminoi Oscar Otte-n 3-1 në sete.
Kampionja e 2019-tës, Andreescu, u eliminua
Te kategoria e grave, finalistja e vitit 2016, Karolina Pliskova, bartësja e katërt, mundi Anastasia Pavlyuchenkova-n, finalisten e French Open, bartëse e 14-të, 2-0 në sete, 7-5 dhe 6-4.
Maria Sakkari, bartësja numër 17, që tërhoqi vëmendjen duke luajtur në gjysmëfinale në French Open, mundi kampionen e vitit 2019, Bianca Andreescu, bartëse e gjashtë, 2-1 në sete, 6-7, 7-6 dhe 6-3, dhe do të përballet me Pliskova-n në çerekfinale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.