Selçuk Buğra Gökalp
30 Mars 2022•Përditësim: 01 Prill 2022
Tenisti i pestë në botë, Stefanos Tsitsipas u mposht nga 18-vjeçari Carlos Alcaraz me rezultatin 5:7 dhe 3:6 në sete në raundin e katërt të "Miami Open" të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Me të vërtetë ishte shumë, shumë e vështirë. Ai po luante mrekullueshëm", tha Alcaraz për setin e parë kundër rivalit të tij, duke shtuar: "Gjithçka që mund të them është se luftova deri në topin e fundit në setin e parë për t'u rikthyer".
Ata për herë të fundit luajtën kundër njëri-tjetrit në raundin e tretë të "US Open 2021" dhe Alcaraz e mposhti lojtarin grek duke përmbysur rezultatin 6:3, 4:6, 7:6, 0:6, 7:6 në sete.
Tsitsipas, 23-vjeç, arriti në finalen e tij të vetme të Grand Slam në "French Open 2021" dhe humbi nga Novak Gjokoviç me 7-6 (8-6), 6-2, 3-6, 2-6, 4-6 në sete.