Betül Yürük
08 Tetor 2019•Përditësim: 08 Tetor 2019
Pas postimit mbështetës të protestave në Hong Kong të drejtorit të përgjithshëm të klubit të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), Houston Rockets, Liga Kineze e Basketbollit njoftoi se ka pezulluar lidhjet e saj me këtë klub, disa kanale televizive njoftuan se nuk do të transmetojnë ndeshjet e klubit, disa kompani tërhoqën sponsorizimet e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Postimi i Daryl Morey në Twitter, ku ka shkruar "Lufto për liri, mbështetje Hong Kongut", shkaktoi reagime të shumta në Kinë.
Pas kësaj Liga Kineze e Basketbollit njoftoi se ka pezulluar lidhjet e saj me këtë klub, disa kanale televizive njoftuan se nuk do të transmetojnë ndeshjet e klubit, disa kompani tërhoqën sponsorizimet e tyre.
Pas reagimeve NBA u detyrua se ndjejnë keqardhje nga postimi i Morey, ndërsa Morey e fshiu postimin e tij.