Sport

Portieri Tim Howard i jep fund karrierës

Ai të dielën veshi fanellën e Colorado Rapids për herë të fundit kur skuadra e tij humbi në Los Angeles FC me 3-1 në Konferencën Perëndimore të Major League Soccer

Muhammed Enes Çallı  | 07.10.2019 - Përdıtësım : 09.10.2019
Portieri Tim Howard i jep fund karrierës

Ankara

Portieri amerikan Tim Howard i ka dhënë fund karrierës së tij profesionale në futboll në moshën 40 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai të dielën veshi fanellën e Colorado Rapids për herë të fundit kur skuadra e tij humbi në Los Angeles FC me 3-1 në Konferencën Perëndimore të Major League Soccer.

Howard më parë ka luajtur për ekipet e Premier ligës, Manchester United dhe Everton.

Ai zhvilloi 339 ndeshje të Premier ligës, duke fituar Kupën e FA-së dhe atë të Ligës me United.

Howard ishte gjithashtu pjesë e ekipit të kombëtares së SHBA-ve gjatë Kupave Botërore FIFA 2010 dhe 2014.

Ai në vitin 2014 gjatë Kampionatit Botëror kundër Belgjikës në Brazil, theu rekordin e turneut me më shumë mbrojtje në një ndeshje të vetme me gjithsej 16 mbrojtje.

Gjatë gjithë karrierës së tij në klube, Howard pranoi 711 gola në 609 ndeshje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın