Gökhan Kurtaran
01 Gusht 2019•Përditësim: 01 Gusht 2019
Departamenti i Rezervave Federale të SHBA-ve (FED) pas 11 vitesh për herë të parë ka ulur shkallën kamatore, transmeton Anadolu Agency (AA).
FED të mërkurën ka ulur shkallën kamatore për 25 pikë bazike, duke filluar nga 2.00 deri në 2.25 për qind.
Në njoftimin e FED-it thuhet se tregu i punës në SHBA edhe më tej është i fuqishëm dhe se aktiviteti ekonomik është në nivel mesatar.
Më tej shtohet se qëllimi kryesor është rritja ekonomike në maksimum dhe sigurimi i stabilitetit të çmimeve.
Çmimi i naftës gjithashtu është rritur për të katërtën ditë radhazi si rezultat i optimizmit se FED do të ulë normat e interesit për herë të parë në më shumë se 10 vjet.
Pritjet e tilla kanë nxitur edhe konsumin e naftës në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë.
Rritja ekonomike e SHBA-ve është ngadalësuar në tremujorin e dytë më pak sesa pritej, duke rritur perspektivën e konsumit më të lartë të naftës, por të dhënat ekonomike zhgënjyese kanë ngritur shqetësime për një rritje më të ngadaltë.