Yunus Kaymaz
11 Korrik 2019•Përditësim: 12 Korrik 2019
Tenistja rumune Simona Halep është finalistja e parë e Wimbledon-it të sivjemë në kategorinë për femra, raporton Anadolu Agency (AA).
Halep në turneun në Londër mposhti tenisten e tetë në botë, ukrainasen Elina Svitolina.
Ndeshja në fushë zgjati 72 minuta ndërsa tenistja e shtatë në botë kundërshtaren e fitoi me 6:1 dhe 6:3 në sete.
Kjo është finalja e parë në karrierën e saj në Wimbledon.
Halep vitin e kaluar fitoi Grand Slam-in e parë në French Open.