Can Erözden
18 gusht 2022•Përditësim: 19 gusht 2022
Tenisti kroat Borna Çoriç mposhti tenistin e dytë në botë Rafael Nadal në Cincinnati Masters, pas kthimit të super yllit spanjoll nga lëndimi që pësoi në Wimbeldon, raporton Anadolu Agency (AA).
Kroati 25-vjeçar, Çoriç, fitoi ndeshjen me 7:6 (9), 4:6 dhe 6:3 në sete në xhiron e tretë të Cincinnati, kompetecionit WTA 1000 në Ohio.
Çoriç zhvilloi një betejë për dy orë e 51 minuta për të eliminuar 36-vjeçarin Nadal.
Ballafaqimi i radhës i Çoriç do të jetë me një tjetër spanjoll, Roberto Bautista Agut.
Në korrik, Nadal, kampioni i të gjitha kohërave, fitues i 22-fishtë i Grand Slam për meshkuj, u tërhoq nga gjysmëfinalja e Wimbledon kundër Nick Kyrgios për shkak të një lëndimi në abdomen.