Sport

Tabela e FIFA-s: Maqedonia e Veriut e 64-ta, Shqipëria e 66-ta, Kosova e 106-ta

Kombëtarja më e mirë në botë në renditjen e FIFA-s është Brazili me 1.837 pikë

Granit Osmani   | 23.06.2022
Tabela e FIFA-s: Maqedonia e Veriut e 64-ta, Shqipëria e 66-ta, Kosova e 106-ta

Shkup

FIFA sot zbuloi renditjen e re, sipas së cilës kombëtarja e Shqipërisë mbetet në pozitën e pandryshuar, e 66-ta, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës është ngritur me një pozitë duke ka kaluar në vendin e 106 dhe ajo e Maqedonisë së Veriut ka rënë për dy vende duke shkuar në pozitën e 64-t, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga vendet e rajonit më së miri është pozicionuar Kroacia, e cila ndodhet në vendin e 15-të, Türkiye në vendin e 42-të, Greqia e 48-ta, Bosnjë e Hercegovina e 57-ta, Sllovenia e 65-ta, Mali i Zi i 67-ti.

Ndërkaq sa i përket top 10-shes, ajo kryesohet nga kombëtarja e Brazilit me 1.837 pikë, e ndjekur nga Belgjika (1.821 pikë), Argjentina (1.770), Franca (1.764), Anglia (1.737), Spanja (1.716), Italia (1.713), Holanda (1.679), Portugalia (1.678) dhe Danimarka (1.665).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın